FTESË PËR TAKIM 04 dhejtor – Gara për mësimdhënës inovativ nga Kosova / Microsoft Innovative Educator

3 Dhjetor, 2015 te 9:36 am | Postuar te Uncategorized | Lini një koment

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ftojmë te gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Kosova të na takojnë të Premten, 4 Dhjetor, 2015, në ora 11:00, në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), në Prishtinë. Qellimi i takimit është  prezantimi i dy garave për mësimdhënës inovativ, të cilat janë të dalura nga një bashkëpunim i shkëlqyer me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe si rezultat i Memorandumit për Mirëkuptim i nënshkruar me Ministrinë e Administratës Publike (MAP), MASHT-in dhe Microsoft.

Sqarime dhe informata shtesë do të keni mundësi të pranoni gjatë takimit të së Premtes.

Ju lutem te konfirmoni pjesemarrjen tuaj ne email adresen njomza.uka@stikk-ks.org

Ju lutemi te gjitha drejtorive, te përcjellin ketë email te mësimdhënësit.

—-

Gara e parë është për mësimdhënës inovativ nga Kosova (Microsoft Innovative Educator (MIE)). Microsoft Innovative Educator (MIE) është program ekskluziv i projektuar për të njohur mësuesit vizioner nga e gjithë bota të cilët përdorin teknologjinë për t’ua treguar eksperiencën kolegëve të tyre se si të përdorin në mënyrë efektive teknologjinë gjatë punës së tyre me nxënësit.

 Shpërblime: Mësidhënësi i cili do të përzgjidhet si Microsoft Innovative Educator (MIE) ekspert do ta përfaqësojë Kosovën në evenimentin Microsoft Global Educator Exchange e cila do të mbahet në pranverë të vitit 2016. Për më shumë detaje rreth programit, mënyrën e aplikimit, përfitimet, afatet e fundit, lexoni në këtë link.

 Gara e dytë për mësimdhënës inovativ nga Kosova në kuadër të garës rajonale MIXathon për 2015 – 2016. Gara rajonale Microsoft Miksathon Microsoft MIXathon Challenge është një mundësi e përkryer për t’i njohur dhe shpërblyer mësimdhënësit tonë inovativ.

Shpërblime: Fituesi i garës së bashku me pjesëmarrësit e 32 shteteve të tjera do ta përfaqësojë Kosovën në garën rajonale të Evropës Qendrore dhe Lindore. Gara rajonale do të mbahet në pranverë të vitit 2016. Për më shumë detajerreth kësaj gare, mënyrën e aplikimit, përfitimet, afatet e fundit, lexoni në këtë link.

Lini një Koment »

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.
Entries dhe komente feeds.