APLIKUAT? Gara do të mbahet në BARCELONË!

24 Qershor, 2013 te 1:33 pm | Postuar te Uncategorized | 1 Koment

Me kënaqësi do doja të ju njoftoj se Forumi global i Microsoft Partnerë në Mësim do të mbahet 11-14 mars 2014 në Barcelonë, Spanjë. Është shansi i juaj tani për të aplikuar dhe fituar këtë udhëtim  http://www.pil-network.com/expert

SESION INFORMATIV PËR KONKURSIN E MICROSOFT!

13 Qershor, 2013 te 12:42 pm | Postuar te Uncategorized | 1 Koment

Të nderuar arsimtarë,

Korporata Microsoft organizon forumin e saj boteror për mësimdhënesit novator të quajtur “Education Expert”. Ju lusim t’i lajmëroni mësimdhënësit e interesuar të marrin pjesë në këtë garë se mund të marrin pjesë në këtë garë me projektet e tyre që janë duke I realizuar në shkollë. Në këtë forum vitin e kaluar dy mësuese nga Kosova e kanë zënë vendin e katert ne Europë. Edhe këtë vit mësimdhënësit tanë kanë mundesi të fitojnë dhe ta bëjnë përfaqësimin e Kosovës në forumin botëror të Microsoftit.
Menaxherja për Programin akademik të Microsoft-it, Vlora Ademi do të jetë në Prishtinë me 17 Qershor 2013. Ajo do ta mbajë një takim informues me mësimdhënësit e interesuar po atë ditë nga ora 11:00 në shkollën Dardania në Prishtinë. Po atë ditë do të mbahet edhe një takim i njejtë në shkollen “Zekeria Rexha” në Gjakovë në orën 14:30.
Pasi ky është organizim i kompanisë Microsoft, shpenzimet e rrugës nuk mund t’ua kompensojme.

Më poshtë e keni linkun ku mund të merrni më shumë informata.

Përfaqeso Kosovën në Forumin Botëror të Microsoft dhe fito!


Ju lutem që të interesuarit ta konfirmojnë pjesëmarrjen në njërin nga mailat: a-vademi@microsoft.com dhe ailazi@fhi360.org  apo në numrin e telefonit 045 646 738.

Microsoft Partnerë në Mësim

Përfaqeso Kosovën në Forumin Botëror të Microsoft dhe fito!

7 Qershor, 2013 te 11:09 am | Postuar te Uncategorized | 2 Koment

Të nderuar arsimtar,

Dërgoni projektin tuaj online duke plotësuar fushën Learning Activity duke përzgjedhur si shtet Kosovën në linkun http://www.pil-network.com/resources/learningactivities/create. Në qoftë se keni përzgjedhur si shtet Shqipërinë dhe projekti juaj është I ruajtur si draft version, Ju lutemi ta ndryshoni shtetin dhe ta përzgjidhni si shtet Kosovën, sepse nuk do të kemi mundësi ti shohim projektet tuaja dhe nuk do të mund t’ju udhëzojmë apo këshillojmë gjatë punës.

Që të keni qasje në aplikacionin duhet së pari të regjistroheni dhe kyçeni në http://www.pil-network.com/ Klikoni Join nëse kyçeni për here të parë ose klikoni Sign In me adresën tuaj ekzistuese Windows Live ID ( Hotmail, Live, Outlook). Ju këshillojmë të filloni që tani të plotësoni aplikimin për projektin më saktësisht Learning activity dhe ta ruani projektin si draft version që të mundeni në ndërkohë të bëni ndryshime deri në ditën e fundit për dorrëzim të projektit (kur të klikoni Submit) më 30 Shtator 2013. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi qasje që të shoh verzionin punues të projektit dhe t’ju këshilloj dhe udhëzoj për përmirësim të projektit, me qëllim që të fitoni mundësinë të jeni pjesëmarrës dhe ta përfaqësoni Republikën e Kosovës në Forumin Global.

2.       Plotësoni profiling tuaj në linkun http://www.pil-network.com/PD/Application/miee dhe mos haroni të fusni linkun e projektit tuaj (Learning Activity) në këtë aplikacion.

Me kreativitetin tuaj shpresojmë se do të korrni suksesin e punës tuaj.

Për informata më të hollësishme na kontaktoni në:

Mail: a-vademi@microsoft.com

Vlora Ademi

Academic Program Manager | Microsoft Macedonia and Kosovo

+389 2 3067 989 (Office) | +389 2 3061 330 (Fax) | +389 72 236 967 (Mob)

Mail: a-vademi@microsoft.com

Adrijana Selmani

mail: b-adrijs@microsoft.com

Blog te WordPress.com.
Entries dhe komente feeds.