Ndani kreativitetin tuaj dhe shpërblehuni!

10 Nëntor, 2015 te 4:41 pm | Postuar te Uncategorized | Lini një koment
 

MSFT_logo_rgb_C-Gray_D[1]Microsoft vazhdon përkrahjen në fushën e edukimit!

Mixathon logo

https://education.microsoft.com/ 

Microsoft vazhdon me aktivitetet për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e arsimit, inspirimin e nxënësve dhe për të nxitur inovacionin. Me kënaqësi duam të Ju njoftojmë për aktivitetet e reja në të cilat janë të mirëpritur të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në R. e Kosovës.

Aktivitetet të cilat i ndërmarrim janë rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe si rezultat i Memorandumit për Mirëkuptim i nënshkruar me Ministrinë e Administratës Publike (MAP), MASHT-in dhe Microsoft.

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në dy gara kombëtare të cilat kanë peshë evropiane dhe botërore, ashtu si garat e mëparshme edhe këto gara kanë për qëllim të inkurajojnë mësuesit të sjellin qasje të reja, të përdorin në mënyrë proaktive teknologjitë e reja në procesin arsimor dhe në të njejtën kohë të jenë të shpërblyer.

 1. Gara për mësimdhënës  inovativ nga Kosova (Microsoft Innovative Educator (MIE))

Microsoft Innovative Educator (MIE) është program ekskluziv i projektuar për të njohur mësuesit vizioner nga e gjithë bota të cilët përdorin teknologjinë për t’ua treguar eksperiencën kolegëve të tyre se si të përdorin në mënyrë efektive teknologjinë gjatë punës së tyre me nxënësit. Përfitimi nga pjesëmarrja në këtë konkurs është mundësia për zhvillim profesional, atë të karrierës dhe mundësi për certifikim, mundësia për të shkëmbyer ekspertizën e tyre me edukatorë dhe specialistë botëror, prezantimi i përvojave gjatë uebinareve globale (online prezantime) në EduCast dhe shumë të tjera.

  • Të drejtë për pjesëmarrje: Në garën mund të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga R. e Kosovës.
  • Afati i fundit: Afati i fundit për paraqitjen e pjesëmarrjes në garën është 04 dhjetor 2015.
  • Shpërblime:  Mësidhënësi i cili do të përzgjidhet si Microsoft Innovative Educator (MIE) ekspert do ta përfaqësojë Kosovën në evenimentin Microsoft Global Educator Exchange e cila do të mbahet në pranverë të vitit 2016.
  • Informacione shtesë: Për më shumë detaje rreth programit, mënyrën e aplikimit, përfitimet, afatet e fundit, lexoni në këtë link.

 Mësimdhënësit me aplikacionet më të mira do të ftohen në konferencën e cila do të organizohet më 08 Dhjetor 2015 dhe po në këtë ngjarje do të jenë të shpallur edhe fituesit e kësaj gare.

Vërejtje! Të gjithë mësimdhënësit të cilët aplikojnë për këtë garë duhet ti plotësojnë të dhënat e tyre formularin dhe t’i dorrëzojnë në adresën në vijim pilkosovo@live.com

 2. Gara për mësimdhënës inovativ nga Kosova në kuadër të garës rajonale  MIXathon për 2015 – 2016

Gara rajonale Microsoft Miksathon Microsoft MIXathon Challenge është një mundësi e përkryer për t’i njohur dhe shpërblyer mësimdhënësit tonë inovativ. Kjo është një sfidë emocionuese e cila ju mundëson mësuesve të shkëmbejnë idetë e tyre inovative që përkrahin dhe promovojnë qasje të reja në mësim në shekullin 21. Për pjesëmarrje në garën është e nevojshme të përpiloni prezantim interaktiv me kohëzgjatje deri në 15 minuta me aplikacionin e ri Office Mix, në temë sipas zgjedhjes së mësimdhënësit. Njohuritë e mëhershme për krijimin e PowerPoint prezantimeve avansohen me Office Mix, duke ju mundësuar krijimin dhe shkëmbimin e aktiviteteve arismore interaktive.

  •  Të drejtë për pjesëmarrje: Në garën mund të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga R. e Kosovës.
  • Afati i fundit:  Afati i fundit për konkurim në këtë garë është 04 dhjetor të vitit 2015.
  • Shpërblime: Fituesi i garës së bashku me pjesëmarrësit e 32 shteteve të tjera do ta përfaqësojë Kosovën në garën rajonale të Evropës Qendrore dhe Lindore. Gara rajonale do të mbahet në pranverë të vitit 2016.
  • Informacione të plotësishme: Për më shumë detaje rreth kësaj gare, mënyrën e aplikimit, përfitimet, afatet e fundit, lexoni në këtë link.

 Mësimdhënësit me aplikacionet më të mira do të ftohen në konferencën e cila do të organizohet më 08 Dhjetor 2015 dhe po në këtë ngjarje do të jenë të shpallur edhe fituesit e kësaj gare.

 Vërejtje! Të gjithë mësimdhënësit të cilët aplikojnë për këtë garë duhet ti plotësojnë të dhënat e tyre formularin dhe t’i dorrëzojnë në adresën në vijim pilkosovo@live.com.

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.
Entries dhe komente feeds.